Shtatë ndeshje interesante janë zhvilluar sot në kuadër të javës së 17-të në Ligën e Parë në futbollin kosovar.
Në grupin A, Dukagjini fitoi derbin ndaj Istogut me rezultat minimal, 1:0, derisa A&N dhe Liria barazuan 1:1, shkruan Demokracia.com.
Kurse, në grupin B, 2 Korriku “demoloi” Vllazninë e Pozheranit 5:1, kurse Vitia dhe Dardana barazuan pa gola.
Rezultatet e plota:
Grupi A
A&N – Liria 1:1
Trepça – Vushtrria 1:1
Dukagjini – Istogu 1:0
Malisheva – Drenasi 5:2
Grupi B
KEK-u – R. Sadiku 0:0
2 Korriku – Vllaznia Pozheran 5:1
Vitia – Dardana 0:0. /Demokracia.com