Këshilli i Federatës Ruse do të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme të premten.
Sipas The Guardian, kjo ka shkaktuar spekulime në Moskë se e ashtuquajtura gjendje lufte u jep organeve shtetërore kompetenca të mëdha dhe kufizon ndjeshëm lirinë e lëvizjes dhe të fjalës së qytetarëve, transmeton Demokracial.com.
Gjendja e luftës në Rusi u vendos për herë të fundit në disa raste gjatë Luftës së Dytë Botërore.
The Guardian citoi analisten politike me ndikim, rusen Tatiana Stanova të thoshte në llogarinë e saj në Tëitter të mërkurën mbrëma se vendosja e një gjendjeje të jashtëzakonshme do të ishte “logjike”.
“Futja e gjendjes së jashtëzakonshme do t’u mundësojë autoriteteve të vendosin censurë ushtarake, si dhe fshehtësi më të madhe të të gjitha aktiviteteve të shtetit dhe autoriteteve lokale”, ka shkruar Stanova.
Nëse Kremlini e tërheq vërtet këtë veprim, mandati i të gjitha institucioneve dhe zyrtarëve të zgjedhur do të zgjatet automatikisht.
Herën e fundit që u mblodh Këshilli i Federatës Ruse, ai i dha miratimin Presidentit Vladimir Putin për të angazhuar forcat e armatosura jashtë vendit, dy ditë para fillimit të pushtimit të Ukrainës, i cili filloi më 24 shkurt.
Zyrtarisht, miratimi i një pakete masash kundër krizës në përgjigje të sanksioneve perëndimore është në agjendën e mbledhje së jashtëzakonshme të thirrur për të premten.
The Guardian kujton se më shumë se 6,500 qytetarë janë arrestuar në të gjithë Rusinë deri më tani për pjesëmarrje në demonstratat kundër agresionit në Ukrainë. Ditët e fundit, autoritetet shtetërore janë përplasur edhe me mbetjet e pjesës tjetër të mediave të pavarura apo opozitare. /Demokracia.com/