Janë mbyllur dy ndeshjet e sotme të javës së 23-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Padyshim, kryendeshja e sotme u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet mes Prishtinës dhe Llapit, shkruan Demokracia.com.
Derbin rajonal e fituan kryeqytetasit me rezultat të pastër, 2:0.
Besnik Krasniqi (’30) dhe Alban Shillova (’34) ia dhuruan fitoren Prishtinës në ndeshjen e sotme.
Me këtë fitore, Prishtina renditet në vendin e dytë me 47 pikë të tubuara, kurse Llapi në vendin e shtatë me 26 sosh.
Në anën tjetër, Gjilani ka vazhduar me rezultate zhgënjyese.
Skuadra që drejtohet nga Bylbyl Sokoli ka barazuar 1:1 me Arbërinë e Dobrajës.
Për Gjilanin realizoi autogol Bruqi (’61), kurse për Arbërinë shënoi Marclei në minutën e 85-të. Pas 23 javësh, Gjlani mbetet në vendin e katërt me 33 pikë, kurse Arbëria në vendin e tetë me 26 sosh. /Demokracia.com