Lajme
Kuvendi nesër mban seancë, në rend dite rezoluta e Kuvendit për mbështetjen e Ukrainës
Demokracia
17:44 | 02 Mars 2022

Share:

Kuvendi i Kosovës gjatë ditës së enjte pritet të mbajë seancën e radhës nga ora 10:00, raporton Demokracia.com.

Në njoftimin për media është bërë e ditur se në rend ditë është “Rezoluta e Kuvendit të Republikës së Kosovës në mbështetje të Ukrainës dhe popullit të saj në rezistencë ndaj agresionit rus”.

“Pas dakordimit midis grupeve parlamentare, në seancën e nesërme të Kuvendit të Republikës së Kosovës (3 mars 2022), e cila do të fillojë në orën 10:00, pikë e rendit të ditës do të jetë edhe “Rezoluta e Kuvendit të Republikës së Kosovës në mbështetje të Ukrainës dhe popullit të saj në rezistencë ndaj agresionit rus”, thuhet në njoftim./Demokracia.com/

Të ngjashme