Sport
KE i FFK-së shpall zgjedhjet për president, caktohet edhe data
Demokracia
16:55 | 02 Mars 2022

Share:

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së nën drejtimin e presidentit, Agim Ademi e ka mbajtur sot mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje KE vendosi që në bazë të statutit dhe rregullores të shpallë zgjedhjet për president, njofton Federata e Futbollit të Kosovës, përcjell Demokracia.com.

Me këtë rast u vendos që Kuvendi i Rregullt Zgjedhor për president të FFK-së të mbahet më 6 prill, ditë e mërkurë.

Delegatët do të njoftohen në ditët në vazhdim për orën dhe vendin e mbajtjes së Kuvendit./Demokracia.com/

 

Të ngjashme