Sport
Fundjavë e “nxehtë” në Superligë, vëmendja në derbin Ballkani – Llapi
Demokracia
16:09 | 02 Mars 2022

Share:

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon këtë fundjavë me ndeshjet e radhës të xhiro së 22-të.

Vëmendja kryesore do të jetë në stadiumin e qytetit në Suharekë, atje ku Ballkani e mirëpret Llapin, raporton Demokracia.com.

Dy kandidatët për titull të kampionit këtë edicion kanë synim vetëm fitoren, ngase çdo rezultat tjetër do i bënte “nder” rivalëve të tjerë për trofeun e më të mirit.

Kandidati tjetër për titull, Gjilani në shtëpi e pret ekipin që i shkaktoi humbjen e vetme të edicionit, Ulpianën e cila udhëton e motivuar.

Drita, klubi tjetër që është në garë për vendin e parë do ta vizitojë Skenderajn për t’u ndeshur me Drenicën. Takimi tjetër është mes Malishevës dhe Feronikelit.

Mëposhtë i gjeni çiftet e plota të javës së 22-të kampionale:

Dukagjini – Prishtina

Gjilani – Ulpiana

Malisheva – Feronikeli

Drenica – Drita

Ballkani – Llapi. /Demokracia.com/

Të ngjashme