Kryeministri Albin Kurti ka marrë vendim për strehimin e 20 gazetarëve nga Ukraina.
Kurti ka thënë se ata do të akomodohen dhe punojnë nga këtu.
Deputetja Doarsa Kica Xhelili, kryetare e Komisionit Parlamentar për Media, ka thënë se ky vendim u ndërmor për faktin se gazetarët janë ndër më të rrezikuarit në luftën e Ukrainës.
Ajo ka shpjeguar edhe për arsyen e përzgjedhjes së gazetarëve, në këtë kohë, kur të gjitha mediumet e mëdha botërore, po dërgojnë gazetarë nga Ukraina ose vendet fqinje, për të raportuar për luftën atje.