Ashtu siç pritej, edhe ka ndodhur. Pas një aventure në Kinë, Marek Hamsik është rikthyer në Evropë.
Fillimisht, ishte raportuar se mesfushori sllovak do të rikthehet në vendlindje për t’u aktivizuar me Slovan Bratislavën, shkruan Demokracia.com.
Megjithatë, sipas raportimeve të fundit, ai do të luajë në kampionatin suedez te Goteborgu.
Kjo është një befasi duke marrë parasysh faktin se Hamsik është 32-vjeçar.
Mediat suedeze raportojnë se detajet e transferimit tashmë janë finalizuar.
Shumë shpejt pritet të bëhet edhe zyrtarizimi. /Demokracia.com