Driton Tali ka “dezërtuar” edhe nga kabineti i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Përmes një publikimi në Facebook, Tali ka njoftuar se nuk do të jetë më pjesë e kabinetit të Konjufcës, shkruan Demokracia.com.
“Miq të nderuar, për arsye personale, nuk jam më pjesë e kabinetit të Kryeparlamentarit.
Kërkesat dhe lutjet Tuaja ju lutem drejtojani anëtarëve tjerë të kabinetit të cilët jam mëse i bindur se do t’i adresojnë me përkushtim dhe nderë”, ka shkruar tanimë ish-këshilltari i Konjufcës, Driton Tali. /Demokracia.com/