Turneu “Adem Jashari” në futsall i paraparë të mbahet gjatë tre ditëve (më 2/3/4 mars), ka ndryshuar format dhe do të mbahet vetëm me një ndeshje ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.
Vëllazërorja zhvillohet më 3 mars në ora 20:00, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Ky ndryshim erdhi si pasojë që Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut nuk mundi të vijë për të qenë pjesë e këtij eventi, edhe pse paraprakisht e kishte konfirmuar pjesëmarrjen. /Demokracia.com