Sytë janë tiparet më të veçanta të njeriun, por ata flasin shumë.
Është e zakonshme të shohësh njerëz me ngjyra të ndryshme të syve dhe secila ngjyrë ka një kuptim të ndryshëm.
Pra, çfarë thotë ngjyra e syve tuaj për llojin e personalitetin tuaj mësojeni më poshtë:
1.Kafe
Nëse keni sy kafe, ju jeni lloji i personit që lëshon ngrohtësi, rehati dhe siguri. Ata që janë afër jush e dinë se mund të mbështeten gjithmonë tek ju. Këto cilësi ju bëjnë juve një udhëheqës të natyrshëm që punon shumë për të arritur qëllimet dhe që i trajton të gjithë me respekt dhe mirësi. Përulësia juaj u jep të tjerëve mundësinë t’ju afrohen lehtësisht pa pasur frikë nga gjykimi dhe optimizmi juaj është si një “rreze drite” për ata që ju rrethojnë. Sidoqoftë, ekziston një gjë për të cilën duhet të keni kujdes, sepse njerëzit përfitojnë nga mirësia dhe dashuria juaj. Ju jeni lloji i personit të gatshëm të falni të tjerët, por mos harroni se ndjenjat tuaja janë gjithashtu të rëndësishme.
2.Blu
Sytë blu tregojnë se ju jeni lloji i personit që e ka të lehtë të përshtatet me çdo situatë dhe të tërhiqet nga ajo. Me çdo situatë të vështirë që del përpara, e lufton me qetësi edhe pse ndonjëherë mund të jetë e vështirë. Megjithëse të tjerët mund ta shohin atë si introvert, juve thjesht kënaqeni kur jeni vetëm. Nuk është se nuk ndiheni mirë në një grup më të madh të njerëzve, por preferoni që të jeni me një grup të vogël. Ju nuk peron me zemër të ftohtë, thjesht preferoni të mbani afër disa njerëz që mund t’u besoni.
3. Jeshile
Ashtu si gjallëria e ngjyrës jeshile, është edhe personaliteti juaj. Aventura dhe spontaniteti rrjedhin në gjakun tuaj, së bashku me pasionin dhe përkushtimin për gjërat që doni. Ashtu si bletët për mjaltin, kur hyni në dhomë, njerëzit tërhiqen automatikisht nga ju. Të tjerët mbyten në detin e syve tuaj, duke e ndier energjinë që rrezatoni. Është pothuajse sikur të plotësoni diçka që mungën tek ta. Kurioziteti juaj ju çon në të panjohurën dhe ju jep mundësinë të ndiheni “të gjallë”./Demokracia.com/