Sport
Ibrahimoviq mund të rikthehet te Suedia, pritet të vijë në Prishtinë për ndeshjen ndaj Kosovës
Demokracia
11:55 | 06 Mars 2021

Share:

Ndonëse në moshë, Zlatan Ibrahimoviq është duke përjetuar formë të lartë me skuadrën e Milanit.

Sulmuesi me prejardhje boshnjake ka arritur që të jetë futbollisti kryesor i “Rossonerëve” këtë edicion, raporton Demokracia.com.

Falë formës së mirë, Kombëtarja e Suedisë po e mendon rikthimin e tij në skuadër.

Lajmin e ka bërë të ditur gazeta suedeze “Fotballsdirekt”.

Kjo gazetë shkruan se Ibrahimoviq mund të jetë i ftuar për ndeshjet e marsit, aty kur Kosova luan si nikoqir i Suedisë.

Ndryshe, Ibrahimoviq ishte pensionuar nga Kombëtarja suedeze në vitin 2016. /Demokracia.com

Të ngjashme