Sport
Mbyllet me këtë rezultat pjesa e parë në derbin Milan – Inter
Demokracia
21:49 | 01 Mars 2022

Share:

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen ndërmjet Milanit dhe Interit.

Pjesa e parë në stadiumin “San Siro” është mbyllur me rezultat të barabartë 0:0, shkruan Demokracia.com.

Duke u bazuar në statistika, Interi ishte më kërkues në fraksionin e parë të lojës.

“Neurazzurët” kishin dy goditje në kornizën e portës, krahas Milanit që kishte një goditje në portë.

Kujtojmë se para përballjes tifozët dhe futbollistët e Milanit shfaqën mesazhin “Paqe” në fleta dhe fanella duke kërkuar mbarimin e luftës Ukrainë – Rusi.

Futbollistët e Milanit u shfaqën në fushë me flamurin ukrainas në fanellë para derbit me Interin

Poashtu, para nisjes së derbit futbollistët e dy ekipeve u fotografuan prapa një mesazhi që gjithashtu bëhej thirrje për “Paqe”.

Ndryshe, kjo është sfida e parë gjysmëfinale në Kupën e Italisë ndërmjet dy skuadrave të qytetit të modës./Demokracia.com/

Të ngjashme