Mirlind Kryeziu e ka vazhduar kontratën me klubin e futbollit zviceran, FC Zurich.
Mbrojtësi i Kosovës me kontratën e re do të jetë pjesë e skuadrës së Zurich deri në vitin 2025, shkruan Demokracia.com.
“FCZ ka kënaqësinë të njoftojë se kontrata e skadimit të Mirlind Kryeziut është zgjatur edhe për tre vjet të tjera deri në verën e vitit 2025”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.
✍️? Der FCZ freut sich mitzuteilen, dass der auslaufende Vertrag von Mirlind Kryeziu um weitere drei Jahre bis Sommer 2025 verlängert wurde.
?? https://t.co/GxQkFmPc9y#fcz #stadtclub #NieUsenandGah pic.twitter.com/eFMp4vgMCR
— FC Zürich (@fc_zuerich) March 1, 2022
Kryeziu është rritur te Zurichu, ndërsa kontratën e parë profesionale e kishte nënshkruar në vitin 2017.
Deri më tani ka luajtur 84 ndeshje garuese për Zurichun, ndërsa ka shënuar pesë gola dhe ka bërë tri asistime.
Zurich ndodhet lider në Superligën e Zvicrës me 53 pikë në tabelë, ndërsa është dhjetë larg Young Boysit./Demokracia.com/