Sport
Zyrtare: Trajneri maqedonas merr drejtimin e Bashkimit
Demokracia
15:50 | 01 Mars 2022

Share:

Klubi i Basketbollit Bashkimi ka njoftuar se është bërë me trajner të ri të skuadrës.

Maqedonasi, Darko Raduloviq është trajneri më i ri i skuadrës prizrenase, raporton Demokracia.com.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e Bashkimit.

Raduloviq ka nënshkruar kontratë deri në fund të edicionit me “arpagjikët”.

“Darko Radulović ― kryetrajner i Bashkimit. Trajneri i mirënjohur maqedonas, Darko Radulović, do të jetë në krye të skuadrës tonë për pjesën e mbetur të kampionatit”, thuhet ndër tjerash në njoftimin zyrtar të Bashkimit.

Raduloviq deri më tani ishte kryetrajner i skuadrës shkupjane, MZT Skopje, ndërsa më parë ka udhëhequr edhe skuadrën e Vardarit.

Bashkimi dështoi ta fitonte Kupën e Kosovës këtë edicion në basketbollin kosovar, pasi u mposht në finale nga Trepça në palestrën “Karagaçi” në Pejë. /Demokracia.com/

Të ngjashme