Sport
Useini: Nuk po mendojmë për rekordet e tjerëve, synojmë arritjen e objektivave madhore
Demokracia
15:40 | 01 Mars 2022

Share:

Gjilani nën drejtimin e Ismet Munishit është duke u treguar skuadër superiore në edicionin 2021/22 në elitën e futbollit kosovar.  “Kuqebardhët” gëzojnë një ecuri të jashtëzakonshme duke mos pësuar disfatë në 19 ndeshje zyrtare radhazi, shkruan Demokracia.com.

Skuadra nga Anamorava falë kësaj ecurie është në rrugë drejt rekordit që e mban rivalja lokale, Drita, e cila në edicionin 2017/18 regjistroi plot 32 ndeshje rresht duke mos “shijuar” humbjen.

Muhamed Useini, mbrojtësi i Gjilanit ka thënë për Demokracia.com se ata nuk po mendojnë fare për rekorde të këtij lloji, por vëmendjen e kanë për t’i arritur objektivat e klubit.

Gjilani i pathyeshëm në 19 ndeshje, rrugës drejt rekordit të Dritës

“Nuk kemi objektiv të arrijmë rezultatet apo rekordeve e të tjerëve. Nuk e shohim dhe as nuk e mendojmë atë. Pranë vetës kemi objektiva më madhor që duhet arritur. Shifrat janë vetëm numra që shërbejnë për statistika dhe asgjë më shumë”, deklaroi Useini të martën për Demokracia.com.

Futbollisti tetovar tregoi edhe “çelësinë” e kësaj ecurie të rezultateve.

“Kompaktësia e grupit dhe karakteri për të luftuar për çdo pikë të mundur ka bërë që të kemi këtë ecuri të gjatë të ndeshjeve pa humbur. Do angazhohemi maksimalisht që të qëndrojmë të pathyeshëm dhe të marrim maksimumin e mundur, pasi që siç e thash kemi një objektiv madhor dhe asesi atë të shifrave, apo rekordeve statistikore”, potencoi futbollisti 33-vjeçar që është një nga lojtarët kyç në përbërjen e Gjilanit.

Gjilani pas 22 ndeshjeve renditen në pozitën e dytë me 43 pikë, vetëm dy më pak se Ballkani i vendit të parë, kurse kanë dy më shumë se Drita që po i ndjek nga pozita e tretë tabelore./Demokracia.com/

Të ngjashme