Sport
 Edhe Serbia ia kthen shpinën Rusisë, anulon gjitha ndeshjet e planifikuara për muajin mars
Demokracia
15:24 | 01 Mars 2022

Share:

Presioni i madh ndërkombëtar që po i bëhet Rusisë pasi nisi pushimin e Ukrainës ka ndikuar edhe te Serbia. Ky shtet ka vendosure të mos luajë kundër Rusisë.

Ndeshjet miqësore mes hendbollistëve serbë dhe rusë janë anuluar, pasi Federata Evropiane e Hendbollit ka vendosur të përjashtojë Rusinë nga të gjitha garat, shkruan Kurir, transmeton Demokracia.com.

Pas mbledhjes së komitetit ekzekutiv të Federatës Evropiane të Hendbollit, në të cilën u mor vendimi për pezullimin e Rusisë, Federata e Hendbollit e Serbisë u detyrua të anulojë ndeshjet.

Plani ishte që Serbia të luante dy ndeshje përgatitore me Rusinë në mars në Kragujevac dhe Beograd para fillimit të kualifikimeve të Kupës së Botës.  /Demokracia.com

Të ngjashme