Sport
Ish-kapiteni i Egjiptit kritikon FIFA-n për përjashtimin e Rusisë: Pse nuk hoqët edhe Izraelin
Demokracia
14:20 | 01 Mars 2022

Share:

Jemi në kohë të pazakonta dhe zgjidhjet janë po së njëjtës mënyrë! Askush nuk e kishte menduar përjashtimin e Rusisë nga Botërori, ashtu si askush nuk e kishte menduar se në vitin 2022, Rusia do të kthehej vite mbrapa në kohë për të pushtuar Ukrainën.

FIFA dhe UEFA kanë rënë në dakortësi për të marrë sanksionet më të forta kundrejt shtetit të Putin. Përtej duartrokitjeve për këtë vendim, nga ana tjetër, ish-kapiteni i Egjiptit, Mohamed Orik, e ka kundërshtuar për një arsye të vetme.

“Nëse dënohet Rusia me Kombëtaren dhe klubet e saj, atëherë ky dënim duhej të përfshinte edhe Izraelin që për vite me radhë po vret fëmijët dhe femrat në Palestinë. Nëse përdor dy standarde, nuk është e drejtë për të gjithë”, tha Orika. /Demokracia.com

Të ngjashme