Sport
Shpërbëhet ekipi rus, një nga më të mirët e basketbollit në Evropë
Demokracia
12:35 | 01 Mars 2022

Share:

Pushtimi rus i Ukrainës do të ndikojë ndjeshëm në situatën e përgjithshme në Evropë dhe tashmë ka filluar të ndryshojë hartën sportive të botës, kështu që një nga ekipet më të mira të basketbollit në Evropë, CSKA e famshme nga Moska, u shpërbë brenda natës, për shkak të eksodit të lojtarët.

CSKA duhet të luajë ndeshjen e saj të Euroligës, në terren neutral të enjten, por situata po përkeqësohet, ndaj është e diskutueshme nëse ajo ndeshje do të luhet. Në fakt është e diskutueshme nëse do të ketë kush ta luajë, sepse basketbollistët largohen masivisht nga Rusia.

Ndër lojtarët e parë që u larguan ishte Tornike Shengelia, i cili tha se nuk mund të luante për klubin rus dhe u kthye në Spanjë me familjen e tij, i ndjekur nga lituanezi Maris Grigonis, gjermani Johanes Voigtmann dhe amerikani Uill Klajbern. I fundit që u largua nga klubi ishte danezi Iffe Lundberg, i cili tha në rrjetet sociale se tashmë ishte në Danimarkë me familjen e tij.

Rreth 20 vende evropiane kanë mbyllur hapësirën e tyre ajrore për avionët që vijnë nga Rusia, duke e bërë dukshëm më të vështirë daljen nga vendi. Euroliga ende nuk e ka shtyrë ndeshjen mes CSKA-së dhe Realit, por besohet se vendimi është vetëm çështje kohe. /Demokracia.com

Të ngjashme