Edhe pse video nuk është verifikuar si autentike, ajo është shpërndarë nga faqja e verifikuar në Twitter e Gardës Kombëtare.
Një video e publikuar në llogarinë në Twitter të Gardës Kombëtare të Ukrainës tregon momentin kur një ushtar lyen plumbat me dhjam derri, për të vrarë ushtarët çeçenë që janë dërguar për të luftuar krah rusëve në Ukrainë. Edhe pse video nuk është verifikuar si autentike, ajo është shpërndarë nga faqja e verifikuar në Twitter e Gardës Kombëtare.
Azov fighters of the National Guard greased the bullets with lard against the Kadyrov orcs?
Бійці Азова Нацгвардії змастили кулі салом проти кадировських орків?
Підписуйтесь на наш телеграм канал https://t.co/SBQltMr4bM pic.twitter.com/A1ci7tZL8r
— НГУ (@ng_ukraine) February 27, 2022
Në video, ushtari i filmuar thotë: Të dashur vëllezër myslimanë. Në vendin tonë, ju nuk do të shkoni në parajsë. Ju nuk do të lejoheni në parajsë. Shkoni në shtëpi, ju lutem. Këtu do të hasni telashe. Faleminderit për vëmendjen tuaj! Mesa duket ka vendosur që të përdorë dhjamin e derrit për të mbajtur larg ushtarët e Çeçenisë, vend me shumicë myslimane. Kjo pas të shtunën, Ramzan Kadyrov, udhëheqësi i rajonit të Çeçenisë dhe aleati i ngushtë i Putinit, tha se luftëtarët çeçenë ishin vendosur në Ukrainë dhe u kërkoi ukrainasve të rrëzonin qeverinë e tyre, ndryshe dhe ata do sulmonin.