Lajme
Humbje e madhe për Rusinë, vritet komandanti i Njësisë Speciale bashkë me 42 ushtarë
Demokracia
20:24 | 28 Shkurt 2022

Share:

Koloneli Konstantin Ogiy, komandanti i Skuadrës Speciale të Reagimit të Shpejtë të Gardës Kombëtare të Rajonit të Kemerovës dhe 42 forca të tjera speciale ruse vdiqën gjatë pushtimit rus të Ukrainës.

Këtë e raporton edicioni rus i Taiga.info, duke cituar dy burime të afërta me agjencitë e zbatimit të ligjit të Federatës Ruse, transmeton Demokracia.com.

Sipas tyre, luftëtarët rusë SOBR kanë hyrë nga territori i Bjellorusisë dhe kanë rënë në pritë.

Më 28 shkurt, në Kuzbass ka ateruar një aeroplan me trupat e tyre të vrarë.

Në të njëjtën kohë, Ministria e Mbrojtjes e Federatës Ruse, Garda Ruse, OMON dhe SOBR fshehin humbjet nga lufta në Ukrainë dhe nuk japin asnjë koment.

Sipas të dhënave paraprake nga Ministria e Mbrojtjes, Rusia humbi më shumë se 5000 ushtarë gjatë katër ditëve të luftës në Ukrainë.

Forcat e Armatosura të Ukrainës shkatërruan gjithashtu shumë pajisje ushtarake ruse, avionë dhe helikopterë, si dhe anije, armë, sisteme të mbrojtjes ajrore dhe dhjetëra tanke. /Demokracia.com/

Të ngjashme