Pushtimi rus që ka nisur tash e disa ditë në Ukrainë ka bashkuar edhe sportistët e shtetit ukrainas për të luftuar ndaj agresorit.
Shumë prej figurave më të njohur të sportit ukrainas kanë “kapur” armët dhe i janë drejtuar luftës ndaj Rusisë, shkruan Demokracia.com.
Shembull të njëjtë ka dhënë edhe karateisti, Stanislav Horuna i cili në pamjet e publikuara në media shfaqet me rroba ushtarake të Ukrainës.
Horuna nuk është pak i njohur në Kosovë. Vite më parë gjegjësisht në mes viteve 2013 – 2014 mori pjesë në një garë ndërkombëtare të karatesë në Prishtinë.
Ndër tjerash, ai është medalist olimpik, i treti në botë, kampion evropian dhe 20 medalje në garën elitare Premier League./Demokracia.com/