Në historinë e re të popullit tonë muaji marsi ka shënuar kthesa të mëdha dhe data të rëndësishme, shkruan Demokracia.com.
Një e tillë pa dyshim është edhe 5 marsi i vitit 2014, kur u zhvillua miqësorja ndërmjet Kosovës dhe Haitit, në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari”.
Kjo ishte ndeshja e parë zyrtare nën patronatin e FIFA-s dhe që shënoi kapitullin e ri për futbollin e Kosovës, duke e thyer përfundimisht izolimin e padrejtë prej më shumë se dy dekadash.
Ndeshja u mbyll me rezultat 0:0, por festa në stadium ishte e jashtëzakonshme.
Më poshtë gjeni formacionin zyrtar të asaj ndeshjeje. /Demokracia.com