Ballkani ka shënuar dy fitore sot. E para mori tri pikë derisa e dyta ishte rikthimi në pozitën e parë në tabelë, shkruan Demokracia.com.
Trajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi pas ndeshjes për “Art Sport” ka thënë se ishte jë fitore e vështirë dhe ishin në presion të saj.
“Ne erdhëm pas një humbje nga Llapi dhe kishim presion për të fituar tre pikë. Unë jam i kënaqur me ekipin, veçanërisht në pjesën e parë. Pjesa e dytë nuk më pëlqeu aq shumë sepse në fund u bë paksa e vështirë për ne. Një ekip duhet të përmirësohet vazhdimisht, dhe në lidhje me ndeshjen e sotme unë duhet të punoj më shumë në aspektin psikologjik me lojtarët e mi”, tha Shkëmbi. /Demokracia.com