Siç raportohet nga TuttoSalernitana gjatë natës, lojtari francez i Salernitanas, Franck Ribery pësoi një aksident me veturë në zonën Laura të Paestum.
Ish-futbollisti i Bayern Munich ka qenë në veturë me një person tjetër, me sa duket kushëri i tij, kur mjeti me të cilin udhëtonte ka rrëshqitur për arsye ende nën hetim.
Ribery u shpëtua nga një patrullë karabinierësh nga kompania Agropoli dhe më pas u transportua në spital ku u konstatua se kishte një dëmtim në kokë.
Kësisoj ai me siguri nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen Inter-Salernitana.
Më vonë ka mbërritur edhe njoftimi për shtyp nga Salernitana: “Pas një aksidenti automobilistik, futbollisti Franck Ribery, i cili nuk drejtonte makinën, pësoi një dëmtim të lehtë në kokë. Sportisti do të qëndrojë në pushim për disa ditë për masa paraprake”./Demokracia.com/