Sport
E gjithë Evropa po bojkoton Rusinë, klubi serb vazhdon të mbajë me krenari sponsorin rus në fanella
Demokracia
15:16 | 28 Shkurt 2022

Share:

Klubi nacionalist i futbollit serb, Crvena Zvezda duket se i mbetet besnik sponsorit të tyre kryesor Gazprom.

Në derbin e së dielës kundër Partizanit, ekipi i Zvezdas kishte në fanellat e tyre logon e furnizuesit të energjisë Gazprom.

Për shkak se kjo kompani është ruse, dy klube evropiane vendosën të ndërprejnë marrëveshjen për shkak të pushtimit rus në Ukrainë.

Vjen edhe zyrtarizimi, klubi gjerman shkëput përfundimisht marrëveshjen me sponsorin rus

Megjithatë, këtë shembull nuk e ka ndjekur klubi serb, siç ka bërë klubi gjerman Schalke 04 dhe skuadra austriake Austria Wien.

Gazprom ka sponsorizuar FK Crvena Zvezdën për më shumë se 10 vjet.

Ata aktualisht kanë një kontratë deri në verën e vitit 2022, me një shumë të raportuar prej katër milionë euro në vit./Demokracia.com/

Të ngjashme