Sot janë zhvilluar dy ndeshje të javës së 23 në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Demokracia.com
Në Suharekë Ballkani ka arritur të triumfojë përballë Drenicës me rezultat 2:1, derisa Trepça ’89 në udhëtim e ka mposhtur Besën me rezultat 1:2.
Arbër Hoxha e Bajram Jashanica kanë realizuar për triumfin e madh të Ballkanit që tash kthehet në pozitën e parë por që ka një ndeshje më shumë sesa Drita e cila luan të dielën kundër Feronikelit.
Drenica më këtë humbje e ka rritur rrezikun për largim nga Liga pasi tash është e parafundit në tabelë me vetëm 24 pikë.
Në anën tjetër Trepça ’89 me fitoren e sotme kundër është stabilizuar në mesin e tabelës dhe takimet e radhës i pret shumë më e qetë.
Të kujtojmë se ndeshjet e radhës të javës së 23-të luhen të shtunën dhe të dielën e ku takimi kryesor është ai i ditës së shtunë ndërmjet Prishtinës e Llapit. /Demokracia.com