Sport
Futbollisti i Kosovës pret të bëhet baba, e dashura e tij kroate befason me fjalët për martesë
Demokracia
14:19 | 28 Shkurt 2022

Share:

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Lirim Kastrati, është në një lidhje me modelen seksi nga Kroacia, Anxhela Simak, të cilët së fundmi kanë marrë lajmin e mirë, që presin të bëhen prindër.

Gjithsesi duket se modelja ende nuk ka ndërmend që të lidhi jetën me mbrojtësin nga Kosova dhe një intervistë ajo ka befasuar me deklaratën e saj.

Modelja ruse tha se ajo nuk po e mendon martesën me futbollistin nga Kamenica dhe se deklaroi se nuk e kishte pritur që të ketë një fëmijë në një periudhë të shpejt.

“Reagimi im i parë nuk ishte i gëzueshëm, sepse nuk prisja që të bëja një fëmijë kaq shpejt. Por me kalimin e kohës këtë gjë po e shikoj si diçka pozitive. Lirimi dëshiron që të martohemi, por sinqerisht më duhet të them që nuk jam për këtë gjë. Ne jetojmë së bashku prej disa kohësh dhe mendoj se martesa nuk do të ndryshoj asgjë”, ishin fjalës e Simak në një intervistë.

Të ngjashme