Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA sot pritet të marrë vendim ta përjashtojë nga Liga e Evropës, Spartakun e Moskës.
Është gazeta e madhe gjermane “Bild” ajo që raporton se Spartaku do të përjashtohet sot, pas sulmit ushtarak që ndërmori Rusia në Ukrainë tash e disa ditë, shkruan Demokracia.com.
Kësisoj, kundërshtari i skuadrës kryeqytetase të Rusisë, Leipzigu do të kalojë tutje pa luajtur fare.
UEFA paraprakisht e kishte ndaluar Spartakun që ta luajë ndeshjen e parë në shtëpi.
Kujtojmë se FIFA mori vendim që Kombëtarja e Rusisë ndeshjet e radhës do t’i zhvillojë pa flamur, pa himn dhe në vend neutral. /Demokracia.com/