Sport
Garë e jashtëzakonshme në Ligën e Parë: Tetë skuadra në garë për vendin e dytë, katër pikë dallimi
Demokracia
13:28 | 28 Shkurt 2022

Share:

Sikur Superliga, ashtu edhe Liga e Parë e Kosovës në futboll gjithnjë ka qenë tejet interesante dhe e paparashikueshme në stinorin pranveror të edicionit.  Objektivat e klubeve për kreun e tabelës, apo edhe “luftën” për të siguruar ekzistencën, bën që të zhvillohet një garë e fortë dhe shumë rivalizuese.

Grupi A në Ligën e Parë të Kosovës stinorin pranveror do të jetë më i “nxehtë” se kurrë. Kjo për faktin se në garën për vendin e dytë që dërgon në barazh për inkuadrim në Superligë ia kanë mësyer plot tetë skuadra nga dhjetë sa janë gjithsej.

Dallimi mes vendit të dytë (Istogut) dhe pozitës së parafundit tabelore (Rahovecit) është vetëm katër pikë, shkruan Demokracia.com.

Trepça ’89 kryeson tabelën me 33 pikë, 11 më shumë se pozita e dytë, gjë që ata me një këmbë janë në Superligë edicionin tjetër.

Edhe Besa që mbyll renditjen tabelore në pozitën e fundit ka 14 pikë dhe e ka mjaftë të vështirë që në fund të sigurojë pjesëmarrjen në Ligën e Parë.

Istogu, A&N, Vëllaznimi, Liria e Trepça ndajnë vendin e dytë me nga 22 pikë. 21 ka Phoenix në pozitën e shtatë, Drenasi ka tubuar 19 pikë në vendin e tetë, ndërsa Rahoveci ka një pikë më pak në vendin e parafundit.

Duke parë këtë situatë, renditja tabelore mund të ndryshojë në çdo xhiro, duke mos i lejuar skuadrat e kreut të kenë rehatinë për shkak se me një humbje eventuale dhe triumfet e skuadrave të tjera, mund ta shohin vetën në pozitat e poshtme të tabelës.

Kjo është renditja tabelore e Grupit A në Ligën e Parë:

Të ngjashme