Presidenti i Parmës, Kyle Krause njofton se Gigi Buffon ka zgjatur kontratën me Ducali dhe do të vazhdojë të luajë deri në moshën 46-vjeçare.
Portieri veteran u kthye në ish-klubin e tij në verë pas përfundimit të kontratës me Juventusin. Ai kishte nënshkruar një kontratë dyvjeçare me “Gialloblu”, por tani është zgjatur edhe për një sezon, shkruan Demokracia.com.
Presidenti i Parmës Krause konfirmoi në një konferencë për shtyp sot se fituesi i Kupës së Botës të Italisë 2006 ka nënshkruar një zgjatje të kontratës me ekipin e Serisë B deri në qershor 2024.
Buffon ka më shumë paraqitje në historinë e Serisë A (657 ndeshje) dhe ka fituar dhjetë tituj të kampionit me Juventusin.
He’s not done yet! ?#Buffon2024 ?? pic.twitter.com/GMWoym4yCM
— Parma Calcio 1913 (@ParmaCalcio_en) February 28, 2022
44-vjeçari ka luajtur 23 ndeshje në Serie B këtë sezon, duke pësuar po aq gola dhe duke mbajtur tetë portën e paprekur.
Parma ka pasur vështirësi këtë sezon duke grumbulluar vetëm 32 pikë në 26 ndeshje.
Ata shkarkuan Enzo Maresca në nëntor duke e zëvendësuar atë me ish- trajnerin e Fiorentinës , Beppe Iachini. Pavarësisht rezultateve të dobëta në sezonin 2021-2022, Parma është ende në garë për play-off të Serisë B./Demokracia.com/