Sport
Lojtari ukrainas “shpërthen” në lot: I gjithë stadiumi në këmbë për të, i jepet edhe shiriti i kapitenit
Demokracia
12:58 | 28 Shkurt 2022

Share:

Futbollisti Roman Yaremchuk ishte emocionuar jashtë mase me pritjen që i bënë tifozët e Benficas.

Teksa po bëhej gati të futej në fushë në minutën e 62-të, lojtari merrte ovacione nga mbështetësit e skuadrës.

Yaremchuk tentoi të ndalonte lotët e tij, por kishte të pamundur pas duartrokitjeve të lojtarëve që po e mbështesnin atë shkaku që vendi i tij, Ukraina po pushtohet nga Rusia tash e disa ditë.

Natyrisht se kjo situatë e lojtarit ukrainas është mëse e kuptueshme, duke ditur se vendi i tij është duke u sulmuar nga Rusia.

Tashmë kanë filluar sanksionet ndaj rusëve nga FIFA, dhe me gjasë do të ndodhë përjashtimi i tyre nga të gjitha garat./Demokracia.com/

Të ngjashme