Sport
Abramovich po merr pjesë në bisedimet Ukrainë – Rusi, me kërkesën e Kievit
Demokracia
12:14 | 28 Shkurt 2022

Share:

Pronari i Chelseat, Roman Abromovich raportohet se po merr pjesë në bisedimet mes Ukrainës dhe Rusisë në kufirin mes Ukrainës dhe Bjellorusisë.

Sipas mediumit “Jerusalem Post”, përcjell Demokracia.com, miliarderi rus është i ftuar i Kievit për të ndihmuar për të gjetur paqen me shtetin prej nga vjen ai.

Palët veçse janë ulur në tryezë për të gjetur gjuhën e përbashkët për t’i dhënë fund luftës.

“Ne e vlerësojmë çdokënd që ndihmon. Nëse ai e ka këtë influencë, pse jo”, ka thënë ambasadori ukrainas në Izrael, Yevgen Kornichuk.

Për shkak të lidhjeve të tij me presidentin rus, Vladimir Putin, Abramovich nuk është lejur të futej në Britaninë e Madhe, ndërsa më pas u largua përkohësisht edhe nga klubi londinez, Chelsea, pronar i të cilës është për afër dy dekadash.

Ukraina ka hyrë në ditën e pestë të luftimeve që prej kur Rusia nisi sulmet e para ushtarake, derisa luftimet po zhvillohen në qytetet e mëdha ukrainase. /Demokracia.com/

Të ngjashme