Sport
Paga marramendëse e Ronaldos shtyn Juventusin të mendojë për një sulmues tjetër
Demokracia
14:19 | 05 Mars 2021

Share:

Cristiano Ronaldo pa asnjë dyshim është futbollisti kryesor i Juventusit. Ai vazhdon të shënojë rregullisht dhe nuk po dëgjon fare për moshën që ka, transmeton Demokracia.com.

Ronaldo po kalon sezonin e tij të tretë me fanellën e Juventusit dhe ka edhe një vit të mbetur në kontratë, por paga e lartë e portugezit dhe vështirësitë ekonomike të shkaktuara nga pandemia, mund të sjellin divorcin e parakohshëm.

Mbyllja e shkallëve të stadiumit ka ulur ndjeshëm të ardhurat për Juventusin dhe 31 milionë eurot e pagës së sulmuesit portugez, që shkojnë shumë më tepër në vlerë bruto, rëndojnë jo pak në arkat e bardhezinjve.

Kjo ka bërë që kampioni i Italisë të mendojë për një zgjidhje tyjetër. Zgjidhja duket të jetë angazhimi i një sulmuesi të ri të cilin do ta mbulonin shumë më lehtë në aspektin financiar.

 

Sipas medieve italiane emri i dëshiruar i juventinve është Maurio Icardi. /Demokracia.com

Të ngjashme