Federata e Futbollit e Kosovës nëpërmjet Komisionit për futsall gjatë kësaj jave do ta organizojë turneun tradicional “Adem Jashari”.
Sivjet në këtë turne krahas Kombëtares së Kosovës marrin pjesë edhe Kombëtarja e Shqipërisë dhe ajo e Maqedonisë së Veriut.
Hapja e turneut bëhet më 2 mars në orën 18:50, derisa finalja luhet të premten më 4 mars.
Orari i ndeshjeve
Kosova – Maqedonia Veriut (02.03.2022 – ora 19:00)
Shqipëria – Maqedonia Veriut (03.03.2022 – ora 19:00)
Kosova – Shqipëria (04.03.2022 – ora 19:00). /Demokracia.com/