Sulmuesi ukrainas i West Ham, Andriy Yarmolenko thuhet se ka bërë një donacion të madh prej 75,000 funteve për Forcat e Armatosura të vendit të tij pas pushtimit të Rusisë.
Yarmolenko është lojtari i tretë i vendit të tij me më shumë paraqitje të të gjitha kohërave dhe duket se ka zhytur thellë në xhepin e tij për të mbështetur ushtrinë ndërsa luftojnë për të mbajtur kontrollin e atdheut të tyre, me trupat ruse që kaluan kufirin javën e kaluar, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Demokracia.com.
32-vjeçarit iu dha leja të jetë i lirë nga West Ham të dielën dhe për këtë arsye ai humbi fitoren ndaj Wolves, por të gjithë shokët e tij të skuadrës mbanin fanella me emrin e tij në shpinë gjatë ngrohjes së tyre.
Gjatë vetë ndeshjes, flamujt e Ukrainës u mbajtën lart në tribuna dhe ky rast u shfaq edhe në shumë ndeshje të tjera në Premierligës dhe më gjerë në fundjavë. /Demokracia.com/