Lajme
Vullin në aksion për pengimin e anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL
Demokracia
11:50 | 28 Shkurt 2022

Share:

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vullin, është takuar në Dubai me kryetarin e INTERPOL-it dhe Inspektorin e Përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Emirateve të Bashkuara Arabe, dr. Ahmed Nasser Al-Raisi.

Në takim ai ka pretenduar se “Prishtina nuk guxon të jetë anëtare e asnjë organizate ndërkombëtare, e sidomos jo të asaj që ka informacione për krimin dhe grupet e organizuara kriminale”, transmeton Paparaci.

Sipas MPB-së serbe, ministri serb edhe një herë e ka informuar Al-Raisin “për të gjitha argumentet e Serbisë, e cila kundërshton ashpër çdo kërkesë të Kosovës për anëtarësim në INTERPOL”, sepse, sipas fjalëve të tij, “kjo do të ishte në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar por dhe vetë kuptimin e ekzistencës së kësaj organizate ndërkombëtare policore”.

Vullin ka pretenduar se “Serbia është një partnere e besueshme dhe e fortë në përpjekjet për modernizimin e punës së INTERPOL-it dhe organeve të tij” dhe se “nuk do të lejojë anëtarësimin e Kosovës”.

 

Të ngjashme