Sot në Kosovë ka filluar shënimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Manifestimi gjithëpopullor “Epopeja e UÇK-së” në kujtim të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij ka nisur sot për të vazhduar në tri ditët e ardhshme, shkruan Demokracia.com.
Pushtuesi serb me një makineri të paparë në orët e hershme të mëngjesit së 5 marsit të vitit 1998 nisi një ofensivë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Prekaz në zemrën e UÇK-së aty ku qëndronte i pathyeshmi Adem Jashari me familjen e tij.
Ajo që ndodhi në Prekaz atëherë, bëri që e gjithë Kosova të mobilizohet dhe të nisë misionin drejt çlirimit. Edhe sot kujtohet ajo ditë, derisa këtë herë në kujtesë na e ka sjellë trajneri më i suksesshëm në histori të sportit kosovar Driton Kuka.
Ai sot ka postuar një fotografi ku shihet të vari i legjendarit Adem Jashari, derisa shkruan:
“Sakrifica sublime që ka emrin liri e atdhedashuri! Familja e shenjtë Jashari përjetësisht i përkulur para flijimit për lirinë që e gëzojmë!”. /Demokracia.com