Sport
E dhimbshme: Portieri 22-vjeçar ukrainas raportohet të jetë vrarë në luftë nga rusët
Demokracia
17:55 | 27 Shkurt 2022

Share:

Vitaly Sapil, 22 vjeç, i cili më parë ka luajtur si portier në akademitë e Karpaty Lviv, raportohet se humbi jetën gjatë betejës me rusët në Kiev.

Sipas TSN.ua, i riu ishte kapiteni i një ekuipazhi në një tank luftarak ukrainas, ndërsa në rrjetet sociale ka qindra komente që nderojnë kujtimin e tij.

Kujtojmë se Rusia tash e disa ditë po sulmon ushtarakisht qytetet më të mëdha ukrainase, duke mos kursyer as civilët. /Demokracia.com/

Të ngjashme