Reprezentuesi i Kosovës, Arbër Zeneli, u inkuadrua në fushë në minutën e 80-të dhe asistoi në fitoren e Reims prej 2:1 kundër Monacos.
Zeneli asistoi në minutën e dytë shtesë kur Mbuku shënoi golin e fitores për Reimsin.
Për Reimsin shënuan Volland (autogol – 85′) e Mbuku (90+2′) dhe për Monacon Ben Yeder (55′).
Në minutën e 88-të, Jean Lucas u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë, duke lënë Monaco me një lojtar me pak.
Pas javës së 26-të në kampionatin francez, Monaco zë vendin e gjashtë me 38 pikë e Reims është i 13-ti me 31 sosh./Demokracia.com/