Sport
Lushtaku për humbjen në Lipjan: Udhëtuam për rezultat pozitiv, por u paraqitëm dobët
Demokracia
17:00 | 27 Shkurt 2022

Share:

Drenica ka pësuar humbje nga Ulpiana, në kuadër të javës së 21-të kampionale në Superligën e Kosovës në futboll.

“Kuqezinjtë” nga Skenderaj u mposhtën 3:1 nga lipjanasit në “Sami Kelmendi”, shkruan Demokracia.com.

Trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku pas ndeshjes u shpreh i pakënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij, anise pranoi që kishin udhëtuar për rezultat pozitiv.

“Kemi udhëtuar për rezultat pozitiv, por sot kemi pasur një paraqitje të dobët. Nuk jam i kënaqur me mënyrën e lojës që kemi luajtur. Kemi pasur shumë gabime në pasime dhe në mbulim të kundërshtarit. Kemi qenë shumë të ngathët. Mendoj që Ulpiana e ka fituar ndeshjen me mirët. E ka dashur fitoren më shumë, ka vrapuar më shumë”, u shpreh Lushtaku. Lushtaku theksoi se kur ekipi nuk luan mirë, pëson. “Kur ekipi nuk luan mirë, pëson”, tha Lushtaku.

“Ne sot nuk kemi mundur ta aplikojmë lojën tonë. Ky terren është i mirë dhe na mundëson të luajmë bukur, pasi kemi lojtar të mirë të cilët janë të rrezikshëm dhe luajnë mirë me kombinime. Ulpiana, të gjitha golat që i ka shënuar, i ka shënuar me gabime tona. Ne duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës”, përfundoi Lushtaku për Art Sport./Demokracia.com/

Të ngjashme