Lajme
Raketat mbi qytete, Ambasada ruse në Tiranë: Ukrainasit po i hedhin vetë nga pakujdesia
Demokracia
16:37 | 27 Shkurt 2022

Share:

Rusia thotë se ukrainasit po godasin vetë me raketa qytetet e tyre, duke thënë nga pakujdesia dhe mungesa e përvojës në përdorimin e tyre, por duke nënkuptuar se bëhet për të fajësuar Moskën.

Rusia i referohet raketës që goditi një pallat të Kievit më 26 shkurt.

Sipas versionit të vëzhguesve ushtarakë, rusë raketa ishte “Strela-10”, pjesë e kompleksit të kundërmbrojtjes ajrore ukrainase.

“Me shumë mundësi, sipas pamjeve në video, bëhet fjalë për një raketë të kompleksit zenit “Strela-10”, të përdorur nga ushtarët ukrainasë. Për të asgjësuar objektin, operatori i këtij sistemi duhet të vendosë shenjestrën në një objekt ajror, më pas raketat me kokë drejtimi termike do ta shoqërojnë atë. Në bazë të përllogaritjes kryhet nisja. Mund të presupozohet se në kushtet e zhvillimit të dendur urban, operatori pa përvojë i “Strela-10” është përpjekur të kapë një objekt të caktuar për shoqërim, por pa arritur të fiksojë një objekt të qëndrueshëm, në valën e luftimeve ka shtypur “start”. Për këte arsye, raketa ka shkuar në fluturim të lirë dhe ka goditur objektin e banimit”, kanë shpjeguar specialistët, thotë ambasada ruse në Tiranë, pa cituar më tej cilët specialistë.

Të ngjashme