Sport
Tetova: Fitoren ndaj Drenicës ua dedikojmë tifozëve
Demokracia
15:44 | 27 Shkurt 2022

Share:

Ulpiana ka lënë prapa ecurinë negative të rezultateve dhe i është rikthyer fitoreve, duke e mundur Drenicën në shtëpi.

Lipjanasit fituan 3:1 në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, në kuadër të xhiros së 21-të kampionale, raporton Demokracia.com.

Trajneri i Ulpianës, Edlir Tetova fitoren ua ka dedikuar tifozëve të klubit, të cilët ditë më parë kërkuan shkarkimin e tij.

“Kjo fitore është e mirë për moralin e ekipit dhe këtë fitore ai dedikoi tifozëve dhe Lipjanit. Që nga fillimi kemi pasur dëmtime të lojtarëve dhe nuk kemi qenë pothuajse asnjëherë të gjithë. Ndaj Drenicës vetëm në dhjetë minutat e parë kemi luajtur keq, kurse më pas kemi qenë në ekuilibër dhe me meritë e kemi fituar ndeshjen. Ishte grinta, ne kemi bërë tranzicion drejt golit dhe kemi mbuluar mirë hapësirat në mbrojtje. Kemi pasur ngërçe në shtëpi pasi nuk kemi qenë të kompletuar. Na presin ndeshje të vështira dhe shpresoj që ti kem të gjithë lojtarët të gatshëm”, deklaroi Tetova për ArtSport.

Me 22 pikë, Ulpiana zë vendin e tetë në tabelë./Demokracia.com/

Të ngjashme