Një i mitur ka humbur jetën pas plagëve të shkaktuar nga therrja me thikë, në një përleshje mes pesë përsona të mitur, në Prizren.
Kështu ka konfirmuar policia e Kosovës përmes një komunikate, raporton Demokracia.com
“Me datën 18 janar 2021 rreth orës 10:10, ne rrugën “Ylber Fanaj” në Prizren, pas një përleshje ndërmjet pese personave te mitur, njëri nga të miturit i dyshimtë e ka goditur viktimën L.B me mjet të prehtë përkatësisht thikë duke i shkaktuar lëndime serioze që për pasojë viktima ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes ka dalur mjeku kujdestar i emergjencës i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në njoftim e Policisë së Kosovës.
Prokurori i shtetit, policia dhe forenzika kanë dalur në vendin e ngjarjës dhe kanë kryer egzaminimin e vendit. Ndërsa viktima me urdhër të prokurorit dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Rasti vazhdon të hetohet nga njësia hetimore rajonale në Prizren.
Për këtë rast, të martën në mëngjes, është paraparë të mbahet një protestë dhe do të bojkotohen dy orë mësimi nëpër shkolla.
Kjo është bërë e ditur nga një faqe në Facebook “Lagjja Bajram Curri Prizren”./Demokracia.com
https://www.facebook.com/1038963042820950/photos/a.1720681061315808/3877827982267761/?type=3