Sport
Feronikeli “kafshatë” e lehtë për Dukagjini, Ulpiana bindshëm ndaj Drenicës
Demokracia
14:47 | 27 Shkurt 2022

Share:

Kanë përfunduar dy nga tri përballjet përmbyllëse të javës së 21-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Dukagjini ka shënuar fitore kundër Feronikelit në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, raporton Demokracia.com.

“Hithat” triumfuan 0:3 ndaj “Industrialistëve” me të gjithë golat e shënuar në pjesën e dytë të lojës. Carioca, Dallku e Januzi ishin realizatorët e fitores për mysafirët.

Fitore me rezultat 3:1 ka arkëtuar edhe Ulpiana në përballe me Drenicën.

Lipjanasit fituan kundër “kuqezinjve” në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.

Goncalves, Shkalla dhe Selimi ishin golashënuesit e fitores për Ulpianën. Ndërkohë për drenicasit golin e “nderit” e shënoi Uka. /Demokracia.com/

Të ngjashme