Andriy Zagorodnyuk, ish-ministri ukrainas i Mbrojtjes, ka thënë se Bjellorusia pritet t’i shpallë luftë Ukrainës,
Zagorodnyuk ka theksuar se ekzistojnë gjasa të mëdha që Bjellorusia t’i bashkëngjitet Rusisë në luftën kundër Ukrainës.
“Ka informacione se ushtarët e Bjellorusisë, janë futur në aeroplanë dhe janë nisur drejt Ukrainës”, ka shtuar ish-ministri i Mbrojtjes, shkruan The Guardian.
Kujtojmë që më 24 shkurt, forcat ruse me urdhër të presidentit Vladimir Putin kanë filluar pushtimin e Ukrainës, ndërsa sot për të katërtën ditë me radhë po zhvillohen luftime të ashpra.
Por presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy e ka refuzuar ofertën, duke thënë se bisedimet në Minsk mund të ishin të mundshme nëse Rusia nuk do të kishte sulmuar Ukrainën nga territori bjellorus.
Megjithatë, presidenti ukrainas lë të hapur mundësinë për të kryer negociata me Rusinë në vende të tjera.
Ai tha: “Nëse nuk do të kishte pasur veprime agresive nga Bjellorusia, ne mund të bisedonim në Minsk. Sigurisht që ne duam paqe, duam të takohemi, duam që lufta të përfundojë. Varshavë, Bratislavë, Budapest, Stamboll, Baku – ua kemi ofruar rusëve. Jemi të hapur për bisedime nga çdo qytet tjetër, nga territori i të cilit nuk lëshohen raketa ndaj nesh. Vetëm kështu negociatat mund të jenë të ndershme dhe mund t’i japin fund luftës”, tha presidenti ukraians.
Ndërkohë, Lideri i Bjellorusisë i ka kërkuar Kievit të pranojë ofertën e Rusisë për bisedime, raporton neës.sky.
Alexander Lukashenko i bëri thirrje Kievit të dielën që të ulet dhe të zhvillojë bisedime me Rusinë.
Ndërkaq, Rusia u ka dhënë zyrtarëve ukrainas një afat kohor deri në orën 15:00 të dielën për të vendosur nëse do të takohen për bisedime në Bjellorusi.