Lajme
Zbulohet raporti sekret: Putin “i çmendur” pasi plani në Ukrainë nuk i shkoi siç e mendonte
Demokracia
11:11 | 27 Shkurt 2022

Share:

Presidenti rus, Vladimir Putin duke i monitoruar zhvillimet në Ukrainë nga “strofulla” e tij në Rusi është “çmendur” që pushtimi i tij në Ukrainë nuk po i shkon siç e kishte planifikuar. Të paktën, kështu po pretendon një anëtar i Parlamentit Europian duke cituar një raport sekret të intelegjencës ukrainase.

Riho Terras, ish-shef i mbrojtjes në Estoni dhe anëtar i Parlamentit Europian të shtunën në mbrëmje ka detajuar përmbajtjen e një raporti pikërisht për këtë çështje, përcjell Demokracia.com.

Sipas tij, Putin ndodhet në malet Urale i shoqëruar me oligarkët rusë, në mënyrë që askush të mos ikë.

“Ai ka menduar se lufta do të jetë e lehtë dhe se gjithçka do të përfundojë brenda 1-4 ditëve”, ka thënë Terras.

Raporti i intelegjencës, sipas Terras, thotë se forcave ruse u mungonte një plan taktik adekuat dhe ishin vetë të lidhura për furnizime – duke sjellë raketa të mjaftueshme për vetëm tre ose katër ditë, dhe kështu “i përdorin ato me masë”, përcjell Demokracia.com.

Shpresat që rusët të marrin më shumë armë dhe municione, sipas këtij postimi, janë të kufizuara.

“Nuk kanë lëndë të parë”, shkruan ai. “Ajo që më parë furnizohej kryesisht nga Sllovenia, Finlanda dhe Gjermania tani është ndërprerë” për shkak të sanksioneve perëndimore.

Nëse ukrainasit janë në gjendje të luftojnë rusët për 10 ditë, kjo ka të ngjarë të detyrojë Moskën të hyjë në negociata për t’i dhënë fund konfliktit sepse “ata nuk kanë para, armë ose burime”, përcjell Demokracia.com.

Vlen të përmendet se pushtimi i Rusisë nisi katër ditë më parë, në një mëngjes kur qytetarët u zgjuan me alarmin për luftë dhe panë se disa raketa janë hedhur në drejtim të ndërtesave të ndryshme.

Deri më tani, sipas raporteve zyrtare, 200 ukrainasë kanë humbur jetën derisa nuk dihet nëse janë vetëm civilë, apo përfshihet edhe personeli ushtarak. Në mesin e viktimave ka edhe fëmijë.

Ndërkaq, Ukraina ka thënë se ka vrarë me mijëra ushtarë rusë dhe ka kapur disa prej tyre./Demokracia.com/

Të ngjashme