Kryeministri ukrainas Denys Shmyhal ka akuzuar Rusinë për krime lufte pasi kishte shënjestruar objektivat civile dhe tha se Moska do të duhet të përballet me një “Gjykatë Ushtarake”.
Gjatë një konference për shtyp të shtunën, Shmyhal tha se Rusia bombardoi kopshtet e fëmijëve, blloqet e banimit dhe autobusët me fëmijë.
“Për këto krime, komanda ruse me siguri do të ketë punë me Gjykatën Ushtarake. Armiku me siguri do të dënohet për vrasjen e fëmijëve ukrainas. Ukraina nuk do t’ua falë atyre këtë”, tha Shmyhal.
Kryeministri tha se Rusia po sulmonte qëllimisht infrastrukturën civile sepse po dështon në ofensivën e saj, raporton CNN, transmeton Klankosova.
“Qeveria ruse nuk e kupton se nuk po lufton vetëm me qeverinë. Në fakt, ata po luftojnë kundër të gjithë popullit ukrainas,” tha ai.
“Dhe unë po ju drejtohem të gjitha vendeve të qytetëruara: Në anën e kujt jeni? A jeni në anën e vrasësve të fëmijëve, apo jeni në anën e njerëzve të mëdhenj evropianë që po mbrojnë vendin e tyre dhe po mbrojnë lirinë e tyre nga agresioni?”, Pyeti Shmyhal.