Sport
Superliga e Kosovës: Ballkani – Drenica, ndeshja më e nxehtë e ditës së sotme
Demokracia
10:27 | 05 Mars 2021

Share:

Superliga e Kosovës në futboll vjen sot me dy ndeshje tejet interesante të cilat zhvillohen në kuadër të javës së 23-të, shkruan Demokracia.com.

Vëmendja do të jetë në Suharekë aty ku ndeshën Ballkani e Drenica dy skuadra këto që kanë shumë nevojë për pikë.

Ballkani që synon titullin e kampionit e pret Drenicën që synim të vetëm këtë edicion ka mbetjen në elitë.

“Portokallinjtë” janë në një formë të luhatshme në pesë duelet e fundit, pasi kanë dy fitore, dy disfata dhe një barazim.

“Kuqezinjtë” nga Skenderaj kanë dy fitore, dy barazime dhe një humbje në pesë ndeshjet e fundit të zhvilluara. Takimi tjetër është ai ndërmjet Besës e Trepçës ’89, ku në bazë të formës del që mitrovicasit janë favorit të mëdhenj. Të dyja ndeshjet nisin nga ora 13:00.

Takimet tjera luhen të shtunën dhe të dielën. /Demokracia.com

Të ngjashme