Trajneri italian Paolo Tramezzani është trajneri i ri i Hajdukut. Startegu 50-vjeçar sot ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2022, dhe ai do të marrë menjëherë drejtimin e ekipit të parë, shkruan faqja zyrtare e Hajdukut, transmeton Demokracia.com.
Tramezzani mori drejtimin e klubit të Splitit pasi negociatat me portugezin Silas dështuan.
Tramezzani karrierën e tij si trajner e nisi si ndihmës trajner i Gianni De Biasi në ekipin e Kombëtares së Shqipërisë me të cilin u kualifikua në Kampionatin Evropian “Franca 2016” për herë të parë në historinë e futbollit shqiptar.
Italiani ishte trajneri edhe në kampionatin Zviceran te Lugano. /Demokracia.com